91376-glya3cEjDq

Ekrani i Samsung Galaxy Note 7 vlerësohet si më i miri ndonjëherë

91376-glya3cEjDq

Telefoni i sapo dalë Samsung Galaxy Note 7 ofron një ekran OLED që jo vetëm duket impresionues, por është quajtur nga ekspertët si “ekrani më i mirë i të gjithë telefonave”.

Ekrani eshtë 14 cm Quad HD dhe është cilësuar si ai me perfomancën më të lartë të smartphonëve. Sipas kërkuesit Dr. Raymond M. Soneira, ekrani ofron dritshmëri dhe kontrast të fortë, spektër më të gjërë ngjyrash dhe ka pak reflektim.

Me pak fjalë ekrani i Samsung Galxy Note 7 është i lehtë të lexohet edhe nën dritën e diellit ndryshe nga Samsung Galaxy S7, S7 Edge dhe Note 5.

Ndërkohë që vit pas viti Samsung prezanton ekranin më të mirë të smartphonëve edhe “rekordet” për cilësitë e tjera vazhdojnë të ndryshojnë. Për shembull efiçenca e fuqisë së Note 5 është rritur me 21% nga ai i vitit 2014 të Note 4, dhe 56% nga dy vite para këtij.

91568-xriEsvPGq3

Sportisti nga Kosova fiton medaljen e artë për Kroacinë

91568-xriEsvPGq3

Këtë sukses e ka arritur qitësi Josip Glasnoviq, i cili është me prejardhje nga Janjeva në Kosovë.

Medalje të artë në Lojërat Olimpike ka fituar edhe Kroacia.

Këtë sukses e ka arritur qitësi Josip Glasnoviq, i cili është me prejardhje nga Janjeva në Kosovë, transmeton Express.

Duhet theksuar që në këtë vend jeton një pakicë kroate prej qindra vitesh.

Glasnoviq është në moshën 33-vjeçare dhe i papunë.